E Shtunë, 31 Tetor 2026

Piturka: “Nuk luan rregulisht, mbetesh jashtë kombëtares rumune”

Nuk kanë vend të rregullt titullari në ekipet e tyre përjashtohen nga kombëtarja. Kjo i ka ndodhur dy futbollistëve rumunë mbrojtësit të Ajaks i Amsterdamit, George Ogararu dhe mesfushorit Paul Codrea, shokut të skuadrës së Ejon Bogdanit. "Piturka e morri vendimin pasi të dy lojtarët dështuan në patjen e një vendi të rrëgullt si me klubet e tyre", thuhej në deklaratën e Federatës Rumune të Futbollit. Skuadra rumune do të zhvillojë një ndeshje miqësore kundër Spanjës më 15 nëntor në Cadiz.
Skuadra rumune me lojtarët që luajnë jashtë vendit:
Mbrojtës: Cristian Chivu (AS Roma), Gabriel Tamas (Celta Vigo), Razvan Rat (Shakhtar Donetsk);
Mesfushorë: Florentin Petre (TSKA Sofia), Razvan Cocis (Sheriff Tiraspol), Laurentiu Rosu (Recreativo Huelva)
Sulmuesë: Daniel Niculae (AJ Auxerre), Ciprian Marica (Shakhtar Donetsk), Adrian Mutu (Fiorentina).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›