Anullohet prezantimi i albumit më të ri të Mariah Cary
LOS ANGELES- Raportohet se Mariah Carey ka anuluar hedhjen në treg të albumit të saj të ri “Angels Advocate”.
Albumi i caktuar të dilte në treg më 23 shkurt u shty për datën 30 mars, ndërsa tani sipas faqes MariahJournal.com, publikimi albumit është anuluar.
Një artikull në këtë faqe të fansave të Carey-t thotë se nuk do të dalë në treg albumi “Angels Advocate”, i cili është remiks i albumit “Memoirs of An Imperfect Angel”.
Faqja citon menaxhmentin e këngëtares të ketë thënë se albumi nuk do të dalë i kompletuar, porse ata po punojnë që të nxjerrin vetëm disa këngë nga ai.
(m.a/BalkanWeb)