E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, pasojat e përmbytjeve, ende të pranishme në jetën e banorëve

SHKODER- Në fshatin Kuc në Shkodër pasojat e përmbytjeve të njëpasnjëshme janë ende prezente. Pavarësisht se uji është larguar nga shtëpitë dhe një pjesë e mirë e tokës bujqësore, vërshimet kanë lënë gjurmët e tyre në lagështirën e mureve dhe orenditë shtëpiake, pa lënë mënjanë dhe dëmet e bazës ushqimore për gjënë e gjallë.
Banorët e dëmtuar të fshatit Kuc bëjnë apel për ndihmë nga shteti pasi ekonomia e tyre bujqësore dhe blegtorale është goditur rëndë duke i kthyer ata me dhjetëra vite pas.

Premtimi i ekzekutivit për të dëmshpërblyer deri në qindarkën e fundit banorët e prekur nga përmbytjet, deri në këto momente ka mbetur një premtim i pambajtur. Megjithatë familjet shpresojnë të përfitojnë qoftë dhe një kompensim minimal në mënyrë që të rindërtojnë atë pasuri që kanë patur.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›