E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, konflikti për pronën, plagoset 29-vjecari

SARANDë- Konflikti për pronën ka cuar në sherrin mes dy kushërinjve në fshatin Minat të Sarandës, ku njëri prej tyre ka përfunduar i plagosur pas goditjes me armë nga tjetri.

Autori i ngjarjes Refik Hasani 54 vjec tentoi të vriste me armën e tij pa leje kushëririn 29 vjecar Halit Hasani, gjatë sherrit për tokën.

29 vjecari Halit Hasani ka përfunduar në spitalin e Sarandës në gjendje të rëndë pas plagosjes me armë, ndërsa policia ka shpallur në kërkim autorin e ngjarjes 54 vjecarin Refik Hasani, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›