E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, Bullgaria: Do taksojmë “luksin”

SOFJE- E detyruar nga recensioni dhe nevoja për të pakësuar deficitin , Bullgaria do të zbatojë një “taksë luksi” dhe do të reduktojë shpenzimet publike. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Boiko Borisov

“Do të prekim rrogat e mëdha e pronat e mëdha në mënyrë që në kohë krize të mund të jemi të aftë ta përballojmë me solidaritet” tha Borisov për gazetarët pas një mbledhje të jashtëzakonshme të kabinetit qeveritar.

Borisov shpjegoi se qeveria do të taksojë Jahtet private, makinat luksoze, vilat dhe llogaritë bankare që tejkalojnë 69 mijë dollarë.

Programi parashikon edhe reduktimin e shpenzimeve publike me 3.200 lev në muaj.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›