E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, aksidentohet, vdes 68-vjecar

SHKODëR- Një 68-vjeçar banues në fshatin Barbullush të komunës Bushat të rrethit Shkodër gjeti vdekjen sot në orët e mbrëmjes si rezultat i një aksidenti rrugor, ndërsa u arrestua autori.

Burime zyrtare nga policia e Shkodrës thanë se "ngjarja ndodhi në fshatin Bleran kur nje traktor me zinxhirë, që drejtohej nga Brahim Sykni, 50 vjeç, banues në lagjen "Guerrile" në Shkodër, që ishte duke punuar në sistemimin e plehrave në pikën e grumbullimit goditi në pjesen e përparme të mjetit shtetasin Rifat Rrina, që në çasitn e përplasjes po kalonte aty si këmbësor".

I dëmtuari u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal në Shkodër, ku më pas gjeti vdekjen. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor, që pas veprimeve, rezultoi se drejtuesi i mjetit goditi nga pakujdesia 68-vjeçarin Rifat Rrina. Burime nga komisariati i Shkodrës bëjnë të ditur se pasi u bë shoqërimi i Brahim Sykni dhe veprimeve proceduriale e hetimore të kryera, u arrestua në flagrancë.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për vepren penale "Vrasje nga pakujdesia".
(m.a/atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›