Korcë, shkarkohet për abuzime kreu i OMONIA-s
KORCE- Përfitimi nga abuzimi me ndihmat ekonomike greke por dhe me vizat greke ka cuar drejt shkarkimit të menjëhershëm të kreut të OMONIA-s në Korcë, Spiro Lici.
Gjithcka u denoncua dhe u bë publike pas një shkrese nga Konsullata greke drejtuar organizatës OMONIA , ku konsulli grek kërkon shkarkimin e Licit me motivacionin se ka abuzuar me detyrën duke mos dhënë ndihmë ekonomike për familjet që përfitojnë një shumë të caktuar ekonomike falas nga shteti grek si dhe me dhënien e vizave pa kriter.
“Problemet janë të njohura me kryetarin e OMONIA-s por thjesht nuk do që ti pranojë. Prej 6 muajsh kërkon viza dhe mundohet ti kalojë me dokumenta identifikuese që janë false. Mundohet të kalojë persona që kërkohen nga Interpoli ose nuk kanë të drejtë të shkelin në shtetet e zonës shengen. Gjithashtu transformon pasurinë e OMONIA-s dhe nuk paraqiti dokumenta se cfarë bëhet me këto lekë. ” shprehet Konsullit grek në Korcë Theodhoro Ikonomus.
Vetë Spiro Lici sapo ka mësuar për shkarkimin e tij ka tentuar të marrë me vete nga zyra e OMONIA-s në Korcë dokumentat volën dhe materiale të tjera duke i ngarkuar në makinën e tij personale.
Përpjekja e tij ka dështuar vetëm pasi forcat e policisë mbërritën në vendin e ngjarjes duke ndërhyrë për qetësimin e situatës , e cila kishte degjeneruar në dhunë mes kryetarit të saposhkarkuar Lici dhe atij të sapoemëruar.
Në deklaratën për mediat, Lici akuzon Konsullatën Greke se ka ndërhyrë në veprimtarinë e organizatës.
“Ngrirja nuk është brenda statutit dhe deri më sot ne nuk na ka bërë vaki që një konsull i përgjithshëm të ndërmarri hapa të tilla, ose të ndërhyjë në politikën e një organizate apo të një partie. Këto ja kemi bërë të ditura kryetarit të organizatës Bollano dhe ambasadës greke në Tiranë.” deklaron Lici.
(e.n/News24/BalkanWeb)