Moskë, temperatura arrin në +7 gradë; Më e larta në 30 vjet
Moskë - Moska ka përjetuar temperaturat më të larta të 30 viteve të fundit përsa i përket kësaj periudhe që po jetojmë. Termometri ka regjistruar +7 gradë celsius, temperaturë kjo e pa parë prej tre dekadash në kryeqytetin rus, i shquar për motin e ftohtë që e shoqëron gjatë stinës së Dimrit. Ndërkohë, specialistët e sinoptikës shprehen se që nga viti 1979, asnjëherë nuk është tejkaluar temperatura prej +6 gradësh, teksa paralajmërojnë edhe ngritje deri në +11 gradë për ditët në vazhdim.
Nga ana tjetër, ngritja e temperaturave është shoqëruar edhe me reshje të rrëmbyeshme. Specialistët shprehen se shirat e këtyre ditëve, janë ndër më të rrëmbyeshmit e 70 viteve të fundit.
Nga ana tjetër, ngritja e temperaturave është shoqëruar edhe me reshje të rrëmbyeshme. Specialistët shprehen se shirat e këtyre ditëve, janë ndër më të rrëmbyeshmit e 70 viteve të fundit.