E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, debate mbi martesat brenda së njëjtit seks

Athinë - Mosqartësia e kushteve që paraqet Kodi Familjar në Kushtetutën greke për çiftet që martohen ka çuar në një konfuzion të gjykatave në këtë vend. Duke përfituar nga kjo gjë, ku në ligj nuk përcaktohet gjinia e personave që kërkojnë të martohen, dy çifte, njëri lesbike dhe tjetri homoseksual kanë vënë kurorë në korrikun e kaluar. Pas kundërshtimeve të kishës ortodokse, gjykata është detyruar të marrë në shqyrtim legalitetin e këtyre martesave. E ndërsa avokatët e të sapomartuarve shprehen se ligji nuk e ndalon një gjë të tillë, vetë Ministri i Drejtësisë është prononcuar kundër tyre. Ndërkohë, dy çiftet do ti drejtohen para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut nëse gjyqi i shpallë martesat e tyre të pavlefshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›