Anulohet hapja e Kampionatit Boteror te Formel-1 ne Bahrejn

Tri jave para fillimit te planifikuar te Kampionatit Boteror ne Bahrejn me 13 mars organizatoret anuluan mimin e Madh per arsye se vazhdojne trazirat e pergjakshme. Ne kete moment gjithe vemendja e vendit i kushtohet ndertimit te nje dialogu per Bahrejnin deklaroi princi i kurores Sheik Salman bin Hamad al-Chalifa. Bashke me garen anulohen edhe garat test ne Bahrejn te planifikuara per fillimin e marsit. Ato do te zevendesohen nga gara ne Barcelone nga 8 deri me 11 mars.
Lehtesim te ekipet
Perballe gjendjes se trazuar ne Lindjen e Mesme Norbert Haug e priti me lehtesim lajmin per anulimin. Preokupimi yne me i rendesishem eshte garantimi i sigurise per anetaret e ekipit tone. E pershendesim dhe e mbeshtesim vendimin tha drejtori sportiv per automobilizmin te Mecedesi. Bosi i Formules 1 Bernie Ecclestone deklaroi shte per te te ardhur keq qe Barejni u desh ta anulonte garen. I urojme gjithe kombit qe ne vend te nise nje proces sherimi. Gjate perleshjeve ne Bahrejn jane vrare deri tani disa vete dhe jane plagosur nje numer i madh personash. Kur ne nje vend vdesin njerez atehere kjo eshte tragjedi. Nuk eshte koha per te zhvilluar nje gare sportive. Aktualisht njerezit kane probleme me te medha thote australiani Mark Webber kolegu i ekipit i kampionit te botes Sebastian Vettel te Red Bull-i.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje nga Bahrejn
Per here te fundit nje gare e Formules 1 u anulua ne 1985-en. Asokohe mimi i Madh i Belgjikes nuk u arrit te zhvillohej per arsye te problemeve me asfaltin e ri.
Tani nisja e sezonit ne Australi
Sezoni nis tani me 27 mars ne Australi dhe perbehet njehere per njehere jo nga 20 po nga 19 gara. shte e hapur nese mimi i Madh i Bahrejnit do te zhvillohet me vone. shte spekuluar per nje date para gares ne Abu Dabin fqinj 13 nentor. Ne nje rast te tille mund te shtyhej me nje jave finalja e Brazilit 27 nentor.
Formula 1 zhvillohet prej 2004-es ne Bahrejn. Mbajtesi i numrit rekord te titujve kampion bote Michael Schumacher fitoi atje garen e pare. Ajo ishte njekohesisht gara e pare ne kategorine superiore te automobilizmit ne Lindjen e Mesme. Prej 2009-es seria e garave zhvillohet edhe ne Abu Dabi. Pista Bahrain International Circuit eshte projektuar nga arkitekti gjerman Hermann Tilke. Ajo ndodhet ne shkretetiren Sakhir 30 kilometra nga Manamaja.
Autor Arnulf Boettcher / Elert Ajazaj
Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora