E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ecclestone Anullimi vendimi me i mire

Pas konfirmimit për anullimin e Cmimit të Madh të Bahreinit, i parashikuar të zhvillohej nga 11-13 mars, Bernie Ecclestone u shpreh i zhgënjyer.

“Jam paksa i zhgënjyer që gara u shty, por duke parë gjendjen në të cilën ndodhet kjo pjesë e botës, ishte gjëja më e mirë që mund të bëhej”, tha bosi i Formulës 1 për BBC.

“Princi i Bahreinit dhe unë diskutuam për këtë dhe bëmë atë që na dukej më mirë për këdo”, deklaroi Ecclestone.

Princi Salman nënvizoi se vendi arab kishte nevojë për kohë për zgjidhjen e problemeve: “Në këto momente, vëmendja e vendit është e përqendruar në dialogun kombëtar.”

“Dua të falenderoj Bernie Ecclestone për mbështetjen dhe mirëkuptimin. Prioriteti i Bahreinit tashmë është kapërcimi i kësaj situate të vështirë”, shtoi princi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›