Anulohet mbledhja e Ecofin, shtyhet për nesër Eurogroup
BRUKSEL-Diskutimet vazhdojnë në Eurozonë, në funksion të takimit të së mërkurës me informacionin e fundit i cili flet flet për "prerje" në masën 60% për bonot greke që arrijnë afërsisht në 200 miliardë, e që skadojnë në vitin 2035. Ndërkohë njoftohet se është anulluar takimi i Ecofin, dhe është shtyrë për nesër mbledhja e Eurogrupit.
Ministrat e financave të Bashkimit Evropian (ECOFIN) anulluan takimin e tyre të caktuar për të mërkurën, tha zëdhënësi i BE-së. Më parë Zhan-Klod Junker njoftoi shtyrjen për nesër të takimit të Eurogrupit që ishte parashikuar të zhvillohej sot në mbrëmje. Sipas Reuters, takimi ministrave është anuluar pasi nuk kishin përcaktuar detajet e çështjeve që do të adresoheshin.
Përfaqësuesi i BE tha se ministrat e vendeve anëtare të BE vazhdojnë takimet e tyre në funksion të Samitit të liderëve evropianë dhe do të takohen në ditët e ardhshme për të punuar mbi detajet e çdo vendimi të Samitit.
"Ministrat e financave mund të takohen në ditët e ardhshme për të përcaktuar detajet e vendimet mund të merren nesër (e mërkurë)," tha një zëdhënës i Presidentit të Këshillit Europian Herman Van Rompuy, dhe theksoi se "nuk ka seanca të reja të planifikuara." .
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera SHBA: Aplikoni shpejt vendimet që do të merren në Samitin BE