Prishtinë, Kuvendi interpelancë për veriun më 27 tetor
PRISHTINE- Më 27 tetor, Kuvendi do të mbajë interpelanca lidhur me situatën politike dhe të sigurisë në pjesën veriore të Kosovës, vendosi sot Kryesia e Kuvendit.
Kërkesa është bërë nga grupi parlamentar Vetëvendosje dhe sipas Kryesisë së Kuvendit, i plotëson kushtet për t'u radhitur në mbledhjen plenare të Kuvendit.
Kryesia vendosi që interpelanca e kryeministrit Hashim Thaçi për këtë temë, të mbahet të enjten, më 27 tetor.
Duke pasur parasysh deklaratën e kryeministrit se nga 17 tetori deri më 3 nëntor disa ministra të kabinetit të tij, në kuadër të intensifikimit të perspektives evropiane, do të gjenden për vizita zyrtare në Gjermani, Francë dhe SHBA, Kryesia ka vendosur që seanca e paraparë për datën 27 tetor, lidhur me debatin parlamentar për Raportin e Progresit 2011 për Kosovën, të shtyhet për datën 8 nëntor.
(s.g/BalkanWeb)