E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA: Aplikoni shpejt vendimet që do të merren në Samitin BE

ATHINE- Zbatimi i shpejtë i marrëveshjes së BE që do të finalizohet në samitin e nesërm është i nevojshëm për t’i dhënë një përgjigje bindëse krizës borxhit, tha qeveria amerikane nëpërmjet një zyrtari të saj. "Marrëveshja duhet të zbatohet me shpejtësi dhe vendosmëri," tha zëvendës-sekretari amerikan për financat Charles Collins.

"Udhëheqësit evropianë kanë bërë përparim gjatë fundjavës në drejtim të paraqitjes së një kuadri të plotë për trajtimin e krizës dhe do të takohen përsëri të mërkurën për të arritur një marrëveshje përfundimtare mbi këtë kuadër", tha ai.

"Natyrisht, evropianët duhet të përballen me sfidat, që janë të tyret", tha Collins

"Kriza financiare evropiane është rreziku më i madh që ushtron presion mbi ekonominë globale, duke qenë se BE-ja është partneri më i madh tregtar", deklaroi ai.
(Anila Jole/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›