Anulohet samiti i liderëve aziatikë për shkak të protestave
Samiti i liderëve të vendeve aziatike, i planifikuar për t‘u zhvilluar në Tailandë, u anulua pasi grupe protestuesish antiqeveritarë hynë me forcë në sheshin e rezidencës në Pataja, ku do takoheshin shtetarët. Kryeministri tajlandez, Abhisit Vexhaxhiva, deklaroi "gjendjen ekstreme të emergjencës" në Pataja për disa orë, ndërkohë që liderët u larguan nga zona përmes mjeteve ajrore. Samiti i Lidhjes së Vendeve të Azisë Juglindore (Asean) qe parashikuar të zhvillohej të shtunën dhe të dielën. Ndërkohë që Tailanda gjendet nën trazira të organizuara nga opozita, e cila kërkon zgjedhje të parakohshme.
Mësohet se autoritetet tajlandeze e përgatisnin prej muajsh samitin dhe se masat e sigurisë përreth qendrës ranë shumë shpejt në çastin kur mijëra protestues arritën të thyenin rreshtat e policëve të angazhuar për sigurinë e samitit.
Samiti Asean, ku do të diskutoheshin probleme që kanë të bëjnë me krizën financiare, do të zhvillohej gjatë së shtunës dhe së dielës, ditë gjatë së cilës do merrnin pjesë edhe India, Australia dhe Zelanda e Re. Por ndërsa takimi po niste, mijëra mbështetës të Kryeministrit të rrëzuar, Thaksin Shinavatra, të veshur me bluza e kapele të kuqe, vërshuan në sallën e konferencës së rezidencës. Më vonë, Kryeministri tajlandez, Abhisit Vexhaxhiva, tha përmes një deklarate televizive: "Qeveria ka vendosur ta shtyjë samitin. Takova liderët e tjerë aziatikë dhe u shpjegova vendimin tim. Të gjithë e mirëkuptuan situatën. Qeveria ime tani ka detyrë t‘u garantojë liderëve sigurinë gjatë rrugës së kthimit në vendet e tyre".
Kriza e brendshme
Shkak për ndërprerjen e samitit janë trazirat e brendshme që po përjeton Tailanda. Shteti është në krizë që prej vitit 2006, kur opozita e ish-kryeministrit Thaksin ndërmori një fushatë protestash të cilat arritën kulmin me rrëzimin e tij nga forcat ushtarake. Por protestat e forcës politike opozitare Aleanca Për demokraci, vazhduan edhe më pas, kur aleatët e Thaksinit vazhduan të dominonin koalicionet e mëpasshme qeveritare. Aleanca për Demokraci e akuzonte Thaksinin, që tani jeton jashtë vendit, për nepotizëm dhe korrupsion.
Abhisit Vexhaxhiva erdhi në pushtet në dhjetorin e vitit të shkuar, pas një gjykate vendase arriti në përfundimin se qeveria e mëparshme qe e paligjshme. Mbështetësit e Thaksinit, të cilët vërshuan sot në ambientet ku zhvillohej samiti i liderëve aziatikë, e akuzojnë Kryeministrin aktual se është veç kukull në duart e ushtarakëve. Sipas tyre, Abhisit Vexhaxhiva duhet të dorëhiqet urgjentisht dhe se duhen zhvilluar zgjedhje të reja.