E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetim standardeve të ndërtimeve në Akuila

Kryeprokurori i qytetit Akuila deklaroi nisjen e hetimeve për respektimin e standardeve të ndërtimit në qytet teksa forcat e ndihmës së shpejtë vazhdojnë të kërkojnë nëpër rrënoja për ndonjë të mbijetuar nga tërmeti që goditi qytetin para pesë ditësh. Autoritetet bëjnë me dije se bilanci i deritanishëm i viktimave ka shkuar në shifrën 292. Ndërkaq, krahina e Abrucos vazhdon të ndiejë lëkundje të reja toke. Dje, pas një nate të qetë, banorët ndien përsëri lëkundje në orën 7:39 të mëngjesit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›