E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anulon koncertin

Nga Express më 06 qershor 2011 në ora 17:11

Çiljeta Xhilaga e ka anuluar një koncert në Tetovë. Javës që kaloi, Zajmina, Elvana dhe Rozana ndezën skenën në sheshin e Tetovës, ndërkohë që këtë javë i pranishëm në këtë qytet ishte këngëtari Shpat Kasapi, i cili kishte lënë mënjanë provat në “Dancing” për të bërë koncert fushate.

Derisa ishte paralajmëruar se në Tetovë do të performojë me Çiljeta Xhilagën për fushatën parazgjedhore të Partisë Demokracia e Re, në listat e së cilës, kandidate për deputete është dhe e ëma e Shpatit, Gjylimsere Kasapi.

Shpati është parë duke marrë në telefon kolegen e tij, Çiljeta Xhilagën, e cila, edhe pse ishte paralajmëruar për koncert, nuk kishte udhëtuar drejt Tetovës, pa bërë të ditura arsyet e kësaj mospjesëmarrjeje, edhe pse publiku priste daljen e saj në skenë. Siç duket, ata u zhgënjyen pak nga këngëtarja.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›