Kllogjeri: Nuk ka të dhëna për infeksion ndaj bakterit E.Coli

Rrethi i Elbasanit nuk ka asnjë të prekur nga bakteri vdekjeprurës E. Coli, por duhet të jemi të kujdesshëm per tu ruajtur nga prekja prej tij.
Kështu është shprehur Drejtori i Shëndetit Publik në Elbasan, Bujar Kllogjeri lidhur me përhapjen e ketij bakteri.
Kllogjeri shpjegon rruget e prekjes nga ky bakter dhe këshillon qytetarët për menyrën se si të ruhen prej tij. Sipas tij, larja e ushqimeve duhet të bëhet me kujdes me ujë të bollshëm dhe duhet të jenë te kudejsshëm në konsumimin e produkteve që kanë permbajtje të qumështit, vecanërisht akulloret te cilat në shume raste tregëtohen jashtë standarteve të kërkuara.
Edhe kesaj here, si në rastet e perhapjes së viruseve të ndryshme siç ka qënë A H1N1, Elbasani mbetet në shifrat zero të rasteve të shfaqjeve dhe të prekjeve prej tyre.