E Diel, 1 Nëntor 2026

Anxhela Martini, bukuroshja që përfaqëson Shqipërinë në Miss Univers



Anxhela Martini, është bukuroshja që përfaqëson Shqipërinë në Miss Univers.
Kostumi me të cilin ajo paraqitet në këtë aktivitet është desinjuar nga "Victoria's Secret" dhe i ka kushtuar organizatës shqiptare të Miss Universit 6000 dollarë. Martini, e cila është lindur në Shqipëri dhe rritur në Zvicër, është një nga modelet-eksporte më të bukura zvicerane.
Anxhela Martini ka lindur në Shkodër por është rritur në Zvicër dhe tani jeton në New York. Anxhela ishte vetëm 18 vjeçe, kur ajo mori kurajën të marrë pjesë në jetën e modës, por realisht në mënyrë serioze nisi kur ajo vendosi të shkojë në Miami dhe bëhej gati për ëndrrën e saj të madhe të punonte e jetonte në New York City. Ajo është me agjensinë më të rëndësishme të modës Elite New York Model Management, si dhe agjensi të tjera si; Front Management Miami, Major Model Management Milan dhe me agjencinë Body&Soul në Hamburg.
Ajo filloi të merrej me modë në moshën 18 vjeçe në Zvicër dhe i pari fotograf që e fotografoj atë në New York ishte Fadil Berisha. Së pari ajo filloi në Miami dhe pastaj në qytetin e New York ku ajo është duke pasur një sukses të madh dhe në rritje të përditshme gjithnjë e më shumë. Ajo ka bërë fushatën e Guess Ligerie në SHBA, po ashtu ka bërë reklama për Lilly të Francës. Anxhela Martini ka bërë faqen e parë të katalogut të Frederik Hollywood që është një nga katalogët më me famë në SHBA. Anxhela Martini ka bërë reklama për GMC në revistën Sport Illustrated.
Ajo ka punuar për katalogët si JC Penny, Bare Neçecites, Shop Bop, Kohl's dhe ato të ndryshme anembanë botës. Anxhela sapo bëri katalogun Italian Linea Sprint që është sponsori më i rëndësishëm i Miss Italia, për këtë katalog Angela është fotografuar për dy javë në parajsën e rërës së Egjiptit.
Anxhela sapo mbaroi javën e modës Benz Mercedes Fashion 2010 Week në Miami ka prenotuar kompanitë e mëposhtme; ED Hardy , Crystal Jin, V del Sol , Vitamin A, Cosmo, Luli Fama, Cia Maritima, Lycra, Shay Todd, Zimmerman, Pamela Roland, Badgley Mischka, Red Carter, Maya etj. Natyrisht ajo ka punuar me kompani si Dolce Gabbana, Versace, Guçi.

19 Gusht 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›