Bllokojnë rrugën për mungesën e ujit të pijshëm
19/08/2010 Banorët e fshatit Babicë të Vlorës
VLORE- Për më shumë se një orë aksi rrugor që lidh Vlorën me fshatrat e lumit të Vlorës u bllokua nga banorët e fshatit Babicë, të cilët në mungesë të ujit të pijshëm, sipas tyre janë detyruar që të bllokojnë këtë aks rrugor. Rreth 250 banorë të fshatit me bidonë në duar kanë bllokuar rrugën duke shprehur dhe një herë indinjatën e tyre për mungesën e ujit të pijshëm në këtë fshat prej më shumë se gjashtë muajsh. Edhe pse njihet si bastion i djathtë banorët i kërkuan qeverisë të vërë dorë në zhbllokimin e gjendjes se tyre pasi premtimet e shumta nuk janë mbajtur. Të irrituar nga mungesa e ujit të pijshëm në çezmat e tyre janë përballur dhe me policinë, e cila është vënë në dijeni sapo ky aks rrugor është mbajtur më shumë se një orë i bllokuar. Nga të dyja anët e rrugës vargu i automjeteve ka qenë më shumë se një km në të 2 kahet e rrugës, pasi kjo rrugë është i vetmi aks rrugor që fshatrat e Vlorës komunikojnë me qytetin. Me bidonë në duar banorët kanë mbajtur të bllokuar rrugën dhe janë shprehur se dhe në ditët në vazhdim do ta bllokojnë sërish atë, derisa uji të rrjedh në çezmat e tyre.