Të lirohen 7 të arrestuarit, të ndalohen bllokuesit e rrugës
19/08/2010 Lëvizja studentore reagon për burgosjen e tetë të rinjve të incidentit të Himarës
VLORE- Pas zhvillimeve të fundit për çështjen e Himarës kanë reaguar të rinjtë e lëvizjes studentore, të cilët kanë kërkuar lirimin e 7 prej 8 të rinjve në mënyrë urgjente, si dhe janë shprehur se arrestimi i të rinjve është thjesht çështje politike. Eneid Amzai ka lexuar para mediave një komunikatë për shtyp ku ndër të tjera thuhet se: Jemi këtu para Prokurorisë së Vlorës për t’i bërë me dije, se të rinjtë e Vlorës, të cilët kanë bërë vetëm një aksident dhe asgjë tjetër janë burgosur në mënyrë të padrejtë nga gjykata e Vlorës, kur nga bllokuesit e rrugës të cilët e mbajtën peng lëvizjen prej më se 15 orësh nuk ka asnjë të shoqëruar. Po ashtu dhe për ata persona që dhunuan gazetarët nuk është marrë asnjë masë dhe nuk është bërë asgjë për vënien para drejtësisë të dhunuesve. Ne i kërkojmë Prokurorisë të zbatojë ligjin, si dhe të lirojë sa më parë të rinjtë, të cilët mbahen në ambientet e paraburgimit në mënyrë të padrejtë. Ne kërkojmë që të lirohen të rinjtë, të cilët janë bërë pre e politikës së pa drejtë si jashtë vendit ashtu dhe brenda tij”. Më herët avokati i Ilir Mukës tashmë nën prangat e policisë, negociator në lirimin e të vetëdorëzuarit pati thënë se drejtësia duhet të bëjë punën e saj dhe kur punon e flet ajo politika dhe feja duhet të heshtin. Të rinjtë kanë drejtuar edhe një kërkesë Prokurorisë ku i kërkojnë informacion për bllokimin e rrugën nëse ka apo jo të arrestuar apo shoqëruar pasi edhe ajo ishte një vepër penale.