Plazhi, humbin jetën brenda ditës 2 adoleshentë
19/08/2010 Në Kavajë dhe Ksamil, viktimat një 17-vjeçar dhe një 14-vjeçare. U futën menjëherë në ujë
Një djalë 17 vjeç dhe një vajzë 14-vjeçare janë viktimat e djeshme dhe sipas mjekëve të dy kanë humbur jetën pas një arresti kardiak. Humbja e jetës ka ndodhur pak minuta pasi kanë dalë nga uji. Bluzat e bardha shprehen se kjo vdekje ndodh në rastet kur futesh në ujë, menjëherë pasi ke ngrënë, apo kur zhytesh në ujë, pa i dhënë mundësi trupit të ketë një kontakt gradual me ujin.
Ngjarjet
Dje në mesditë rreth orës 14:00 në një resort turistik në Kavajë ka vdekur si pasojë e një ataku në zemër 17-vjeçari Arjol Kastrati. Adoleshenti pësoi infarkt menjëherë sapo kishte dalë nga uji i pishinës. Dëshmitarë të rastit tregojnë se i riu kishte rënë pa ndjenja në momentin që kishte dalë nga uji i pishinës.
Ndërkohë pothuajse në një histori të ngjashme ka vdekur dhe një vajzë 14-vjeçare, teksa ishte duke pushuar në bregdetin e Ksamilit, në rrethin e Sarandës.
Burime zyrtare nga policisë së Sarandës thanë se "L.P., nga Ksamili, humbi jetën në mesditën e së mërkurës, teksa ishte duke u larë në det". Të njëjtat burime thanë se 14-vjeçarja ishte e shoqëruar nga babai dhe dy motrat e saj, në momentin kur ndodhi fatkeqësia. "Vdekja është shkaktuar nga kontakti i menjëhershëm me ujin", tha policia, duke nënvizuar se, pavarësisht ndihmës së marrë, vajza kishte pësuar atak kardiak.
Mjekët bëjnë apel për të shmangur futjen në ujin e pishinave apo në det menjëherë, apo pak minuta pasi të kesh konsumuar ushqim, apo zhytjen e menjëhershme të trupit në det, duke mos i dhënë atij mundësi të ambientimit gradual me temperaturën e ujit, që është më i ulët se temperatura e jashtme.