Bode: Rritjen ekonomike do ta bëjmë 6%
Plani i ri 4-vjeçar i Ministrisë së Financave parashikon skenarë që mund të rikthejnë ritmin rritës të ekonomisë, në parametrat e dëshiruar, 6%. Ministri, Ridvan Bode tha dje në Parlament se, në mandatin e ardhshëm do të shikohet mundësia e uljes së deficitit buxhetor, me 3%, dhe ulja e borxhit publik me 50%. Për arritjen e këtyre objektivave, ministri tha se do të ketë një menaxhim më të mirë të borxhit, por pa ulur ritmin rritës të investimeve. Plani për shpenzimet parashikohet të arrihet në 30 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, duke mos prishur skenarët e regjimit fiskal. Lidhur me taksat, ministri Bode tha se do të ketë ulje të TVSH-së për arsimin dhe shëndetësinë, ndërsa në fund mandatit synohet një nivel papunësie në 11 për qind.