Spiunazh Franca, kundër dorëzimit të Gotovinas
Gjenerali francez Filip Rondo, ish-këshilltar për çështjet e zbulimit dhe operacionet speciale të ministres së Mbrojtjes të Francës, Mishel Alio Mari, në një raport që i dërgonte në prill të vitit 2005 Pallatit Elize (Presidencës franceze) dhe pjesë të të cilit ka botuar ditët e fundit gazeta e njohur franceze "Liberasion", vinte në dukje se oficerë të shërbimit të zbulimit francez, DGSE, të ngarkuar me aksionet jashtë vendit, "mbanin lidhje të fshehta me gjeneralin kroat Ante Gotovina, fillimisht, në Zagreb dhe, më pas, në Zadar dhe se një nga këta oficerë, në gusht të vitit 1995, ka ndjekur zhvillimin e operacionit ushtarak ‘Stuhia‘", gjatë të cilit ushtria kroate rimori mbas një sulmi të shpejtë Krajinën, të banuar në atë kohë kryesisht nga popullsi serbe. Gjenerali kroat Ante Gotovina, sikurse dihet, ndodhet aktualisht në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, i akuzuar për krime kundër njerëzimit, të kryera pikërisht në kohën e operacionit të lartpërmendur.
"Gjenerali Gotovina më ka thënë mua se kurrë nuk do t‘i bënte të ditura lidhjet eventuale mes tij dhe nesh gjatë kohës së luftës së atëhershme", shkruan gjenerali Rondo në raportin e tij, duke theksuar më tej në të se, sipas tij, "në rast të një hetimi serioz, do të dilte në dritë roli i DGSE-së në atë luftë". Në raportin e lartpërmendur që ky ish-zyrtar i lartë në zbulimin francez i dërgonte udhëheqjes shtetërore franceze në atë vit (2005) dhe të botuar në gazetën e sipërcituar franceze, gjithashtu, vihej në dukje se DGSE-ja franceze ka mbajtur lidhje me kroatët qysh nga gjysma e dytë e vitit 1991 dhe se bëhej fjalë për një mision mbështetjeje të fshehtë franceze të njësive speciale kroate. Autori i shkrimit në "Liberasion", Karl Laske, që thotë se ka parë transkriptin e raportit në fjalë, vë në dukje se operacioni me emrin kod "Simond" i mbështetjes nga ana e shërbimit të zbulimit francez të operacionit ushtarak kroat "Stuhia" synonte "stërvitjen dhe dhënien e ndihmës në fushën e përdorimit të materialeve jovdekjeprurëse", që nënkupton kryesisht fushën e logjistikës. Qëllimi kryesor i operacionit sekret francez, sipas "Liberasionit, që i referohet gjeneralit Rondo, ka qenë sigurimi i të dhënave të zbulimit dhe garantimi i sigurisë së njësive franceze në rajon. Kjo gazetë franceze vë në dukje se raporti që gjenerali Filip Rondo i ka dërguar Presidencës franceze në prill të vitit 2005, tregon se Franca e ka mbrojtur gjeneralin kroat Ante Gotovina, se ajo nuk ka bashkëpunuar me Tribunalin e Hagës e kryeprokuroren Karla del Ponte dhe si shembull konkret sjell përshkrimin nga gjenerali Rondo, në raportin e sipërpërmendur, të një misioni të fshehtë të atij vetë në Dubrovnik në vitin 2003, kur ai u takua me një nga kolegët e tij kroatë, i cili i kishte thënë se gjenerali Ante Gotovina nuk kishte ndërmend të dorëzohej në Gjykatën e Hagës. Rondo shkruan se ai kishte njoftuar për këtë drejtorin e kabinetit të ministres së Mbrojtjes së Francës, Mishel Alio Mari, dhe se ai i ishte përgjigjur: "Kjo është në interesin tonë".
Klod Silberzan, drejtor i përgjithshëm i shërbimit të zbulimit francez gjatë viteve 1989-1993, sidoqoftë, e hedh poshtë në mënyrë kategorike mundësinë që shërbimi i tij të ketë mbështetur njësitë speciale kroate gjatë kohës që ai ka qenë në krye të tij. "Këto pretendime nuk janë të sakta. Deri sa kam qenë në krye të shërbimit të zbulimit francez, nuk ka pasur asnjë mision sekret në mbështetje të njësive kroate. Kjo do të ishte në kundërshtim me politikën e atëhershme të Francës, e cila nuk e mbështeste Kroacinë as politikisht dhe as ushtarakisht. Deri në largimin tim përfundimtar nga shërbimi, në vitin 1995, Franca nuk ka mbështetur asnjë lëvizje secesioniste (shkëputjeje) në ish-Jugosllavi", tha ditët e fundit Klod Silberzan, ish-shefi i DGSE-së franceze, aktualisht kryetar i Komunës së Simoras, një qytezë e vogël me 700 banorë në jugperëndim të Francës.