E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompania lider për transfertat paraqet produktin e ri

Kompania më e madhe në botë për transfertat e parave "Western Union" prezantoi dje në pikën e saj, e cila ndodhet në Qendrën Tregtare Univers (QTU) për klientët e saj në Shqipëri produktin më të ri, kartën "gold!". Të pranishëm në ceremoni, përveç drejtuesve më të lartë të Unionit Financiar Tiranë, agjent i "Western Union", ishin edhe drejtuesit në rang ndërkombëtar të "Western Union", të cilët falënderuan partnerin shqiptar për punën e bërë, si edhe paraqitën kënaqësinë e tyre për pjesëmarrjen në lançimin e këtij produkti, i cili për herë të parë ndër vendet e Europës aplikohet në një vend që është kryesisht pritës i transfertave të parave dhe jo dërgues siç ka gjetur aplikim në vende si Greqi, Itali, Angli etj.

Karta "gold!" jep mundësinë e përfitimeve të mëdha, ofertave speciale dhe dhuratave të ndryshme për klientët që dërgojnë dhe tërheqin para me "Western Union", duke i dhënë vlerë çdo transaksioni, njëkohësisht duke shkurtuar kohën e procedimit të tij.

Jonatan Knaus, zëvendëspresident i "Western Union" për Europën Lindore, u shpreh i gëzuar që merrte pjesë në inaugurimin e këtij produkti në Shqipëri. Knaus u shpreh se "Western Union" zotëron rreth 70 për qind të tregut botëror dhe tashmë është kthyer në lider absolut. "Pavarësisht krizës ekonomike, e cila ka prekur direkt dërgesat e emigrantëve, niveli i transfertave nuk ka pësuar ulje, madje gjatë muajve të parë 2009, vlerësohet me 8 për qind rritje", tha zv/presidenti për Europën Lindore. Ai vlerësoi edhe fushatën e fundit "Yes" (Po), të lançuar nga "Western Union", si mjeti i duhur për t‘i qëndruar sa më pranë klientit. Kurse Elton Çollaku, Drejtori Ekzekutiv i Unioni Financiar Tiranë, shprehu kënaqësinë që kompania më e madhe e transfertave, prej 15 vitesh është lider në tregun shqiptar. Ai theksoi se shërbimet e ofruara, bashkë me cilësinë dhe sigurinë, do ta rrisin më shumë prezencën e "Western Union" në Shqipëri.

Anëtarësimi me kartën "gold!" hap rrugën për dhurata/çmime gold! Unioni Financiar Tiranë dhe "Western Union" kanë përmbyllur marrëveshje me mjaft kompani në Shqipëri, nga të cilat anëtarët e kartës "gold!" do të përfitojnë ulje çmimesh në produkte dhe shërbime të ndryshme, pasi të kenë regjistruar një numër të caktuar transaksionesh në kartën e tyre "gold!". Në fazën e parë që ka filluar më 15 korrik, karta "gold!" u është ofruar klientëve të saj në Tiranë dhe faza e dytë parashikon që ky produkt shumë shpejt t‘u ofrohet të gjithë klientëve të "Western Union" në të gjithë Shqipërinë, në 270 agjencitë e "Western Union" të administruara nga Unioni Financiar Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›