"Do ta ndryshoj nga themelet qeverisjen"
Kryeministri i ri japonez, Yukio Hatoyama, mori dje në dorë drejtimin e vendit, duke lançuar njëherazi një premtim për ndryshime radikale për sa i përket mënyrës së qeverisjes së vendit. Sipas tij, në qendër të këtyre ndryshimeve do të jetë shndërrimi i kërkesës brenda vendit në motor të rritjes dhe jo siç ka qenë deri më tani eksporti. Partia Demokratike e Kryeministrit ka kryesuar muajt e fundit dhe sidomos në zgjedhje ndaj Partisë Liberal Demokrate që qeverisi vendin për pjesën më të madhe të periudhës së pas Luftës së Dytë Botërore. Aktualisht, Kryeministri i ri ndodhet nën presion që të bëjë realitet premtimet e bëra për sa u përket ndryshimeve në mënyrën e qeverisjes së vendit dhe veçanër-isht të ekonomisë së tij. Ai duhet të sigurojë bashkëkombësit e tij se ringjallja ekonomike e vendit nga kriza fi nanciare dhe recesioni më i rëndë që pas luftës të jetë gradual dhe pa kthime pas, pavarësisht borxhit të madh publik që është akumuluar. Një tjetër prioritet për Japoninë do të jetë menaxhimi i lidhjeve të deritanishme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por, nga ana tjetër, edhe krijimi i marrëdhënieve më të pavarura dhe të tjera me vende dhe fuqi të ndryshme botërore. "Unë dua që të krijoj atë lloj politike ku politikanët vendosin dhe qeverisin pa u penguar nga burokratët", deklaroi 62-vjeçari Hatoyama, i cili në seancën e sotme kishte veshur kollaren e fatit me viza të arta, të argjendta dhe blu.
"Ne mund të bëjmë gabime, sepse të bësh gabime është normale dhe duam që njerëzit të jenë tolerantë dhe do ta vlerësonim shumë nëse njerëzit do të na jepnin mbi të gjitha besimin dhe durimin e tyre", deklaroi Kryemi-nistri i ri në konferencën e parë që dha për mediat pas marrjes së postit të ri. Kabineti i ri qeveritar, që është ngritur përmes një bal-ance me ish-liberaldemokratët, ish-socialistët dhe konservatorët e rinj ka shumë sfi da përpara për të përballuar, mbi të gjitha sfi da eko-nomike dhe të krizës së besimit. "Partia që ka marrë pushtetin duhet që të publikojë menjëherë një listë prioritetesh, sepse pro-grami i saj është shumë i gjatë dhe nuk është i realizueshëm men-jëherë", ka deklaruar një analiste politike japoneze. Kryeministri i ri ka zgjedhur një 77-vjeçar si ministër të Financave dhe kjo ka bërë që pikërisht reputacioni i këtij njeriu të shtojë besimin e tregjeve që kanë shënuar shifra pozitive pas lajmit të emërimit të Hirohisa Fuji në detyrën e vështirë. Kështu, monedha vendase jen u ngrit me 0.9%, që është pika më e lartë e këtyre 7 muajve të fundit në krahasim me dollarin. Kjo, pas deklaratës së ministrit, sipas së cilit një jen i fortë është i domosdoshëm për rritjen eko-nomike dhe se rritjet e fundit nuk kanë qenë ato që duheshin për monedhën.
Një nga objektivat e Kryemi-nistrit është edhe pozicionimi i Japonisë në një shteg diplomacie më të pavarur se sa ka qenë deri më tani dhe kjo ka ngjallur men-jëherë spekulime në lidhje me marrëdhënien që do të ketë pas kësaj Japonia me aleaten e saj të vjetër dhe tradicionale Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Javën e ar-dhshme, Kryeministri i ri i Japonisë do të ketë edhe debutimin e tij të parë në arenën ndërkombëtare me pjesëmarrjen në takimin e G20-ës që do të bëhet në Shtetet e Bash-kuara dhe ku do të marrin pjesë liderët e vendeve më të fuqishme të planetit, mes tyre edhe Presidenti i Amerikës, Obama. Të dy liderët do të kenë rastin që të takohen dhe të diskutojnë për herë të parë mes tyre dhe sigurisht në qendër të takimit do të jetë edhe ardhmëria e marrëdhënieve mes Japonisë dhe Amerikës. Pritet që Kryeministri i Japonisë ta risigurojë Obamën për vijueshmërinë e marrëdhënieve të deritanishme, si edhe ndoshta për një shtyrje të rishikimit të qëndrimit të trupave amerikane në tokën japoneze. Kryeministri i ri është shkolluar në Shtetet e Bashkuara. "Hapi i parë do të jetë ndërtimi i një marrëdhënieje besimi me Presidentin amerikan. Japonia ka tentuar gjithmonë që të ketë një rol pasiv në këtë marrëdhënie dypalëshe ku fjalën e parë e kanë thënë gjithmonë amerikanët. Që sot e tutje ne duam një rol aktiv dhe duam atë lloj marrëdhënieje në të cilën të mund të shprehemi dhe të veprojmë me sinqeritet", ka thënë Kryeministri. Pas kthimit nga Amerika, Kryeministri do të përballet me projektbuxhetin e vitit të ardhshëm dhe me gjetjen e mënyrave për të përballuar deficitin buxhetor. Qeveria e re duhet që të balancojë të gjithë zërat. Kështu, pritet që të mbyl-len shumë programe që nuk janë të efektshme dhe të përdo-ren paratë e përftuara prej tyre për stimulimin e konsumit dhe rritjes ekonomike. Ekonomia japoneze, pas një goditjeje të fortë, u është rikthyer termave pozitivë në tremujorin e tanishëm dhe kjo është një shans më shumë që qeve-ria ta nisë nga një pozicion disi më i favorshëm nga sa do të kishte qenë muaj më parë. Një detyrë tjetër e Kryeministrit është edhe mbajtja e bashkuar e një koalicioni me disa parti të vogla, me ndihmën e të cilave formoi koalicionin qeveritar.