Anzhelina Zholi kundër kartonave të animuar të Disney-t
“Kartonat e animuar të Disney-t janë ofensivë sepse nuk përfaqësojnë diversitetin kulturor”. Kështu është shprehur aktorja e njohur hollivudiane Anzhelina Zholi. Aktorja ka shfaqur kështu bindjet e saj në kundërkah të pjesës më të madhe të botës përsa i përket kartonave të animuar të kolosit amerikan.
Arsyetimi që e ka çuar Zholinë në këtë konkluzion duket i thjeshtë; “Në filma nuk ka ndonjë princeshë afrikane dhe ngjyrat e fëmijëve të shfaqura në to janë shumë të rëndësishme”, sqaron Zholi.
6 Qershor 2008