Bruni, mbërrin libri për dashurinë me presidentin Sarkozi
“Nuk prisja një njeri të tillë, kaq të këndshëm, kaq të gjallë. Pritja e tij, pamja e tij dhe inteligjenca e tij më kanë mahnitur”. Në këtë mënyrë, Karla Bruni flet për të shoqin, presidentin francez Nikolas Sarkozi, në një libër që do të dalë në treg me titullin “Carla dhe Nilolas: Hisotoria e vërtetë”. Në këtë libër, sipas gazetareve Valerie Benaim dhe Yves Azeroulax, ish-modelja dhe këngëtarja që u bë “gruaja e parë” e Francës prej shkurtit të kaluar, do të tregojë me detaje historinë e saj të dashurisë me presidentin fracez, Nikolas Sarkozi.
6 Qershor 2008