E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Shoot em up”, 100% adrenalinë



Pas shumë versionesh në celuloid të videolojrave me heronj, mbërrin nga Hollivudi filmi që shumë pak njerëz do ta kishin pritur, një nga më zbavitësit e këtyre viteve të fundit i destinuar që të shndërrohet në kult për brezat e ardhshëm.
“Shoot ‘em up” titullohet filmi, një frazë angleze e përdorur për të individualizuar gjininë e videolojrave që do të thotë “Qëllo gjithçka!” Kritika e ka konsideruar këtë film si një ndër më ekstremët, të egër dhe me autoironikë të kinemasë bashkëkohore.
Protagonistë të produksionit që do të shfaqet nga kinema Millenium II në Tiranë duke nisur që sot, janë Clive Owen, dhe bukuroshja seksi Monica Bellucci. Ngjarja ka shumë pak rëndësi në këtë film. Risia e tij, ajo që e ka shtyrë kritikën të japë vlerësime paradoksale, është një shkrirje e mahnitshme mes revistës me ilustrime dhe kinemasë. Disa kritikë i drejtohen publikut duke e këshilluar që ai të anashkalojë gjithçka e të përqendrohet te fakti që ky film vjen si një revistë e madhe me ilustrime, jashtë çdo skeme dhe rregulli naracioni; një aventurë me nuanca grotesku, përleshje të përgjakshme, dyzina të vdekurish dhe plot humor. Skenat e aksionit janë vlerësuar absolutisht gjeniale, një përzierje e futurizmit të “Matrix” dhe akrobacive më të mira të John Woo. Pas një periudhe të vështirë për të bindur studiot, regjisori anglez arrin të mbledhë kastin e duhur dhe t’i japë jetë një filmi që shkon drejt revistave të Frank Millerit. Thuhet se Michael Davis, për të bindur studiot për filmin e tij vuri një bobinë me 17 minuta animacion, të xhiruara duke ilustruar sesi do të dukeshin skenat e aksionit. Kjo gjë tërhoqi vëmendjen e studios New Line Cinema, e cila vendosi të miratonte dhe ta mbështeste financiarisht projektin. Përsa i përket sinopsit, ngjarjet zhvillohen rreth zotit Smith, një burrë ambicioz që dëshiron të harrojë gjithçka që ka lënë pas vetes dhe të jetojë i vetëm. Papritur ai do të gjendet mes një përleshjeje me armë dhe do të ndihmojë një grua për të lindur fëmijë. Gruaja vritet dhe Smith vendos që të kujdeset për fëmijën, i cili mesa duket është strumbullari i gjithë konfliktit. Mënyra e jetesës që bën Smith nuk është aspak e përshtatshme për një foshnjë, kështu që ai i kërkon ndihmë bukuroshes D.Q., një prostitute që interpretohet nga Monica Belucci.

Skeda e filmit

Titulli: “Shoot’em up”
Gjinia: Aksion, aventurë, komedi
Regjia: Michael Davis
Skenari: Michael Davis
Aktorë: Clive Owen, Paul Giamatti, Monica Bellucci
Muzika: Paul Haslinger
Kinematografia: Piter Pau
Producente: Susan Montford, Don Murphy, Rick Benattar
Kohëzgjatja: 86 minuta

6 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›