Përcaktohet Himni i Kosovës pa tekst dhe me emrin “Europë”
Shteti i ri i Kosovës tashmë do të ketë Himnin e tij. Që nga 15 qershori, kur pritet të hyjë në fuqi Kushtetuta e re, imazhi kosovar do të përcillet nga Himni do të jetë pa tekst dhe do të quhet “Europë”. Himni është vepër e kompozitorit Mehdi Menxhiqi dhe deri më sot ai ka gjetur miratimin dhe aprovimin e grupeve parlamentare dhe anëtarët e kryesisë së Parlamentit të Kosovës.
Konkursi për himnin kosovar është hapur gati një muaj më parë ku kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi shprehu se për himnin e shtetit do të merren parasysh kriteret që janë përcaktuar nga Ahtisari. “Kriteret përcaktojnë që himni te mos jetë më i shkurtër se 30 sekonda dhe më i gjatë se 60 sekonda”, - sqaroi Krasniqi. Gjithashtu kryeparlamentari kosovar ka deklaruar në momentin e hapjes së konkursit se ka shumë gjasa që himni të jetë vetëm muzikë, ndërsa theksoi se himni i Kosovës nuk duhet të jetë i ngjashëm me himnin e ndonjë shtetit tjetër.
6 Qershor 2008