Anzhi kërkon Touren

Manchester City mund të humb mbrojtësin Kolo Toure nga klubi i pasur rus Anzhi Makhachkala që është i gatshëm të transferojë reprezentuesin e Bregut të Fildishtë.
Afati kalimtar në Rusi mbyllet më 24 shkurt dhe sipas Daily Mirror, Anzhi synon të sigurojë shërbimet e Toures para kësaj date. Toure nënshkroi për Cityn në verën e vitit 2009 dhe aktualisht është i angazhuar me Bregun e Fildishtë në Kupën e Afrikës.
Por, ai nuk ka qenë titullar i sigurt gjatë këtij sezoni dhe mund të ndodhë të largohet nga Itihad Stadium.