E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terry mendon për largim nga Chelsea

Sipas të përditshmes britanike Daily Mail, qendërmbrojtësi John Terry është duke planifikuar largimin nga Chelsea në fund të këtij sezoni.

Ylli anglez nuk është duke kaluar një periudhë të mirë ku pas akuzave për fyerje racore ndaj mbrojtësit të Queens Park Rangers, Anton Ferdinand i është marrë sërish shiriti i kapitenit të Anglisë.

Krejt kjo thuhet se ka detyruar atë të mendojë për ndërrim të ambientit. Terry është kapiten i Chelseas por presioni i madh dhe ngjarjet e fundit mund të përcillen me largimin e tij nga Stamford Bridge.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›