E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anzhi, ofertë marramendëse për Kol

Kontrata e Eshli Kol te Çelsi është drejt përfundimit. Kështu mbrojtësi anglez pritet të jetë pjesë e një mega-oferte, të cilën pritet ta bëjë skuadra ruse Anzhi. Është trajneri aktual, braziliani Roberto Karlos ai që thuhet të iu ketë rekomanduar krerëve të skuadrës që të bëjnë ofertë për Kol. Të udhëhequr nga miliarderi Sulejman Kerimov, rusët e Anzhit kanë bërë gati një pagë prej 200 mijë stërlinave në javë, çka do ta bëntë Kol mbrojtësin më të paguar në botë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›