Perez, 30 milionë për “Chicharito”
Presidenti i Real Madridit ka përgatitur një ofertë prej 30 milionë euro për sulmuesin e Mançester Junajtid, Havier Hernandez apo siç njihet me nofkën “Chicharito”. Gjigantët spanjollë e kanë vënë sulmuesin e Junajtid në majë të listës së dëshirave mirëpo për këtë duhet të luftojnë me vullnetin e Fergusonit, i cili e do 23 vjeçarin në skuadrën e tij për të ardhmen. Junajtid dëshiron që ai të nënshkruajë një marrëveshje të re pesëvjeçare, duke ia rritur pagën nga 24 mijë në 75 mijë stërlina në javë. Reali, në anën tjetër, është i gatshëm t’i ofrojë atij dyfishin e kësaj shume dhe të paguajë shumën e plotë të transferimit që është pesë herë më e madhe se ajo që pagoi Junajtid kur e transferoi atë nga Çivas 18 muaj më parë.