E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pike: Guardiola duhet të rinovojë

Mbrojtësi i Barcelonës, Zherar Pike, është i bindur se trajneri Pep Guardiola do të nënshkruajë kontratën ë re me kampionët e Spanjës dhe Europës. “Nuk dua të shtoj presion mbi Guardiolan. Ai do t’i bëjë gjërat në kohën e duhur, siç ka bërë çdo vit. Gjithmonë ka rinovuar dhe besoj se do ta bëjë edhe këtë vit. Ai e do punën e tij këtu dhe lojtarët besojnë tek ai. Mendoj se ky ekip është më i miri në histori dhe kurrë nuk duhet të thyhet. Pep nuk ka asnjë arsye të largohet nga klubi”, ka thënë Pike për mediat spanjolle.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›