E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samir Nasri: Na duhet edhe pak përvojë

Fitoi penalltinë e diskutueshme ndaj Bosnjes dhe e shndërroi vetë në gol. Samir Nasri është padyshim hero në Francë, pasi goli që solli barazimin në 90 minutat kundër ballkanasve, u shndërrua në një biletë direkte për në Europianin 2012 që do të zhvillohet vetën e ardhshme në Poloni dhe Ukrainë. I përfolur muajt e fundit për një konflikt me trajnerin Blank, Nasri zhvilloi dy ndeshje të mira kundër Shqipërisë dhe Bosnjes, duke qenë protagonist në fushë me vrapimet dhe pasimet e tij të sakta. Mesfushori i Mançester Sitit, shprehet se Franca duhet që të fitojë më shumë përvojë nëse dëshiron që të konkurrojë me të mëdhenjtë. “Gjithçka që na nevojitet është që të fitojmë më shumë përvojë dhe që të luajmë edhe disa ndeshje së bashku si ekip.Ne kemi shumë cilësi. Franca është vendi i dytë me më shumë lojtarë në Ligën e Kampionëve. Kështu që ekipet e tjera nuk janë larg nesh. Dallimi i vetëm është se ekipet tjera kanë luajtur së bashku edhe më parë në gara të mëdha”, u shpreh Nasri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›