Çelsi pranon një ofertë për mbrojtësin Aleks
Mbrojtësi brazilian, Aleks do të largohet nga Chelsea gjatë janarit. Këtë e ka konfirmuar menaxheri i klubit londinez, Andre Villash Boash, pas ndeshjet me Fulhamin. “E kemi pranuar një ofertë për të, kështu që do të largohet në janar dhe nuk do të bëjë më pjesë në ekipin tonë. Nuk mund t’i përpijmë fjalët dhe të themi se do të mbështetemi te Aleks. Propozimi është dhënë nga menaxherët e lojtarit dhe ne kemi thënë po”, shpjegoi trajneri portugez. Aleks mund t’i bashkohet Juventusit, por ‘Zonja e Vjetër’ nga Italia nuk është e vetmja që e kërkon mbrojtësin stabil brazilian, i cili nuk është në planet e Vilash Boash.