E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aparatura te reja ne QSUT

Pas rikonstruksionit të spitalit të neurokirurgjisë brenda këtij viti pritet të përfundojë edhe faza e dytë, ajo e pajisjes me aparatura. Pas miratimit të kredisë së butë, e ofruar nga austriakët shuma e së cilës shkon në 7 milionë euro, në spitalin e neurokirrgjisë do të instalohen aparatura të cilat do të mundësojnë ndërhyrjet kirugjikale të cilat nuk janë bërë më parë në QSUT dhe kanë një kosto. Kështu u shpreh drejtori i QSUT, ndërkohë që shefi i neurokirugjise Mentor Petrela, tha se kjo kredi do të zgjidhë edhe problemin e diagnostikimit të hershëm të sëmundjeve.

“Operacione të tilla dhe ndërhyrje të tilla mund të kapin vlerën deri në 25 mijë euro. Tashmë flasim për një kosto të tillë e cila do t’i ofrohet për herë të parë shërbimit publik shëndetësor” tha Saimir Ivziku.

“Një nga problemet mbetet vetëm faza e diagnostikimit të sëmundjeve, do të jetë ajo që do të mbulojë të gjithë territorin me skaner, me rezonancë. Kjo do të kërkojë edhe edukimin e mjekëve” tha Petrela.

Vetëm pak muaj më parë përfundoi rikonstruksioni i plotë i godinës së neurokirugjisë për të cilën janë harxhuar rreth 3.5 milionë euro.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›