E Diel, 1 Nëntor 2026

Parlamenti i ri 12 projekte ne gare per godinen

Janë 12 opsionet mbi pamjen që do të ketë godina e re parlamentare që do të ndërtohet tek piramida. Ndonëse nuk dha një datë për nisjen e punimeve, njëkohësisht shembjen e ish- muzeut të diktatorit, kryetarja e kuvendit konfirmoi se kompleksi ri do të jetë gati në 2012-n.“Në 100 vjetorin e pavarësisë, në 28 nëntor të 1912 ne të kemi një seancë plenare të re, me simbolikën e një kombi që po zhvillohet në drejtim të demokracisë parlamentare” tha Topalli.

12 projektet e arkitektëve më në zë ndërkombëtarë do t’i nënshtrohen një filtri të rreptë për të shpallur variantin final në fund të marsit.

“Si një monument për kombin, si një monument I demokracisë, si një mundësi për shtetin për t’I thënë edhe vetes, edhe të tjerëve vizionin që ne shqiptarët kemi për demokracinë parlamentare. Transparenca është elementi kryesor mbi secilin prej maketeve sepse dy janë dimensioned kryesore të parlamentarizmit, përfaqësimi dhe transparenca” tha Topalli.

Ka qenë vetë kryeyarja e kuvendit Topalli ajo e cila ka prezantuar mes njerëzve të medias dhe arkitekturës, detajet e çdo projekti. Kompleksi i ri që do të ngrihet tek Piramida aktuale do të ketë një hapësirë prej 17 mijë metra katrore.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›