Basha: Mbështetje për policinë e Tiranës

Ju do të keni të gjithë mbështetjen e Ministrisë në punën tuaj në policinë e Tiranës. Kështu ka deklaruar Ministri i Brendshem Lulëzim Basha nga Drejtoria e Policisë së kryeqytetit gjatë ceremonisë së gradimit për grupin e katërt të implementimit të Patrullës së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për 64 punonjës policie. Ndër të tjera ai ka deklaruar se brenda këtij viti do të përfundojnë edhe uniformat e reja të policisë.
Ndërsa mbështetje kanë marrë edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i policisë Hysni Burgaj, punonjësit e rinj të patrullës së përgjithshme.
Në këtë ceremoni kanë qenë të pranishëm edhe Prefekti i Qarkut Tiranë KeLtis Kruja, Përfaqësuesi i Misionit Pameca III Z. Sessil Cray, Drejtori i Policisë së Tiranës Saimir Muca si dhe drejtues të tjerë të Policisë së Tiranës.