E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana si New Delhi. ISHP Ndotja me e larte ne Europe

Të dhënat më të fundit që raporton Instituti i Shëndetit Publik vazhdojnë ta rendisin Tiranën si kryeqyetetin më të ndotur në Europe, por dhe Shqipërine ndër vendet më të ndotuara, përkrah Pekinit dhe Nju Dehlit. Qendra e Tiranës thonë specialistët është zona me ndotjen më të lartë kjo si pasoje e grimcave të pluhurit të cilat janë mbi normat e  lejuara të Bashkimit Europian.

“Ka një shkallë që përdoret në studimet e cilësisë së ajrit të lidhura me shëndetin e popullatës apo rrezikshmërinë ndaj popullatës. Kjo shkallë ka 10 njësi. Kur është mbi 10 është shumë keq. Shifra 9.4 rikonfirmon që qendra e Tiranës hyn në një nga kryeqytetet e Europës, të mos them më i ndoturi. Më keq se Tirana për cilësinë e ajrit është Pekini dhe Nju Delhi” thotë Agron Deliu, specialist në ISHP për ndotjen.

Specialistët thonë se është tepër emergjente ndërhyrja. Një nga rrugët që do t’i jepte zgjidhje të shpejtë është shtimi i hapësirave të gjelbërta. Nëse në vitet ‘90 për çdo banor kishtë 10 metra katrore gjelberim tashme ka arritur 3 metra katrore per banor.

“Hapësirat e gjelbërta janë një nga masat që ndihmojnë përthithjen e kësaj ndotjeje” thotë Deliu.

Specialistët i bëjnë thirrje të gjitha strukurave, si atyre të pushtetit lokal, por edhe qëndror që të ndërhyjnë, pasi kjo ndotje do të sjellë një sëmundshmëri të madhë në popullatë.

Edlira Sulejmani Azhornuar së fundi ( e premte , 11 mars 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›