E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Deputetët e PS dobët memesataren në shkollë

TIRANE-Ne seancen e se henes parlamentare ku u debatua për shkurtimin e buxhetit, Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar deputetët e PS se nuk dinë të bëjnë mirë llogaritë sepse kanë dalë dobët në shkolla. “Dëgjoni kam notat tuaj në regjistra dhe e di sa kapacitet keni. Arta Dade e ka 9.8, zonja Berberi ka mesataren 6, Zonja Seseri, 7, Arben Malaj e ka 5. Shega Shegushja e ka 9.8, dhe e ka të lartë se në fjalimin për diplomën mbajti fjalimin e kryetarit”, tha Berisha.

Deputetja Ermelinda Meksi dhe Shega Ligori janë përgjigjur ndaj deklaratave të kryeministrit. “Prisja që kryeministri të fliste me seriozitet për cfarë kërcënohet ekonomia ndaj shkurtimeve, por ai e paska marrë seriozisht për të fyer zonja dhe zotërinj të nderuar të PS”, tha Meksi qe me pas arsyetoi se pse nuk duhen votuar shkurtimet ne pr/buxhet.
Më e drejtpërdrejtë ka qënë deputetja Ligori. “është e vërtetë që gjatë gjithë jetës sime kam marrë vetëm nota 10-ta. Si avokate kam qënë e shkëlqyer, e suksesshme dhe kam përfaqësuar denjësisht deri tani popullin që më ka votuar. Por, ja ku po them se kryeministri është rast I pashpresë, sepse kemi para syve një familje kryeministrore që shton apartamente, ministra që deklarojnë si pa të keq miliona, kemi një qeveri kryesisht të korruptuar”.
Edhe deputetja Seseri reagoi ndaj deklaratve të kreut të qeverisë.
“është fakt zoti kryeministër që ekonomia është në krizë, kur ke eksporte të papërfillshme, keqpërdorim të fondeve publike, korrupsion galopant, pastrim të të ardhurave”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›