Kriza në GreqiEkspertët BE- FMNnë Athinë
ATHINE- Një grup zyrtarësh nga FMN dhe Banka Qëndrore Europiane kanë mbërritur sot në Greqi për të kontrolluar masat e ndërmarra nga qeveria Papandreu me qellim reduktimin e deficitit buxhetor. Greqia mori këstin e parë të paketës prej 20 miliard euro nga partnerët e eurozonës dhe FMN-ja në muajin maj, dhe pritet të marrë rreth 9 miliard euro të tjera në këstin e dytë, nëse rishikimi i ekipit që ka mberritur sot arrin në përfundimin se Athina plotëson kushtet e planit të masave shtrënguese financiare. Në një raport të brendshëm, gjatë vizitës së muajit qershor, FMN-ja deklaroi se implementimi i buxhetit është në rrugën e duhur, por theksoi se ka ende disa cështje shqetësuese, përfshirë këtu shpenzimet spitalore, fondet e sigurimeve shoqërore dhe drafti i buxhetit per 2011-en. Qeveria socialiste vazhdon të insistoje me reformat pavarësisht protestave dhe grevave të vazhdueshme. Dhjetra fluturime u anuluan ndërsa shumë të tjerë patën sot vonesa në aeroportin e Athinës për shkak të greves 24 oreshe të zhvilluar dje nga kontrollorët e trafikut ajror. Grupi i zyrtareve te FMN-se, dhe BQE-se do të qëndrojë në Greqi deri në 6 gusht.
(NEWS24/BalkanWeb)
(NEWS24/BalkanWeb)