E Diel, 1 Nëntor 2026

Shëngjin, mbytet në det një 23-vjeçar

Ngjarja

Një 23-vjeçar nga rrethi i Lezhës është mbytur dje në ujërat e detit Adriatik. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme, rreth orës 19.20 në plazhin e Shëngjinit. I riu është identifikuar nga policia e Lezhës si Alfred Ujka, me banim në fshatin Gocaj të Lezhës. Mësohet se 23-vjeçari ka qenë vetëm në momentin kur teksa lahej në det është zhdukur midis valëve. I riu është nxjerrë në breg dhe është tentuar t’i jepet ndihma e parë, por çdo përpjekje ka qenë e kotë. Mbeten ende të paqarta shkaqet që çuan në mbytjen e të riut nga fshati Gocaj.

Në plazhin e Shëngjinit mungojnë rojat bregdetare, që në rastin konkret mund të kishin parandaluar mbytjen e të riut. E njëjta situatë raportohet edhe në plazhet e Sarandës, ku mungesa e rojave bregdetare është kthyer në problem për pushuesit.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›