Pr/ligji i SHISH, Borchard:Palët të gjejnë kompromis
KORCë- Pasi parlamenti e ka shtyrë deri në shtator miratimin e Pr/ligjit të SHISH, cështja tërheq edhe vëmendjen e ambasadorëve të huaj në vend. I ndodhur në Korcë për një vizitë, Ambasadori i Gjermanisë, Bernard Borchard nuk i ka rezervuar deklaratat e tij për këtë ligj aq të debatuar.
Sipas tij, palët politike duhet të gjejnë kompromis për sa përket ligjit për Shërbimin Informativ Shtetëror (SHISH).
“SHISH është një cështje delicate në një shoqëri demokratike që e ndan politikën nga shërbimet secrete, prandaj palët pduhet të gjejnë një kompromis për të”, - deklaroi Borchard.
Ambasadori gjerman ndalet të theksojë se kompromisi duhet gjetur në bazë të rekomandimeve të bëra nga BE.
“Palët duhet të përqendrohen të gjejnë kompromis për kriteret e transparencës, gjithmonë sipas rekomandimeve të BE”, - u shpreh Borchard.
(m.a/BalkanWeb)