E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apel Zidanet, hiqe statujën

Statuja e cila simbolizon goditjen me kokë në gjoks të Zinedine Zidanes në dëm të Marco Materazzit, e vendosur përpara muzeut Pompidou të Parisit, ka marrë kritika të pareshtura dhe të rënda nga ana e presidentëve të futbollit francez.

Në një letër në drejtim të ish përfaqësuesit francez, dhjetëra nënshkrime kërkojnë nga ‘Zizou’ që të kërkojë lëvizjen e statujës.

Për ta kjo e vë në skenë gjestin më të pahijshëm në tërë karrierën e magjishme të Zidane. Sipas tyre, kjo ndikon negativisht në imazhin e legjendës së futbollit francez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›