Ribery: Isha i vogël për Lillen

Mesfushori i Bayern Munichut, Franck Ribery ka zbuluar se Lille e kishte konsideruar si shumë të vogël për të luajtur në futbollin profesionist, kur kishte shkuar të provohej aty para se të nënshkruante më pas me Bolougne.
“Isha i mirë me topin, por u konsiderova shumë i vogël për ta. Unë jam njeri që nuk dorëzohem kurrë. Jam i lumtur që kam pasur sukses në ekipet tjera”, ka thënë përfaqësuesi francez para sfidës që Bayern Munichu e zhvilloi pikërisht ndaj Lilles.
29 vjeçari është lojtari kryesor tek gjiganti bavarez, ku ishte transferuar nga Olympique Marseille.