Hernanes, absolutisht i pashitshëm

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, insiston se mesfushori brazilian Hernanes është absolutisht i pashitshëm.
Përfaqësuesi brazilian është bërë lojtari kryesor i ekipit nga Roma me paraqitjet e tij fantastike.
“Hernanes është një djalosh i jashtëzakonshëm, me fuqi dhe përqendrim enorm. Nuk merrem me shifra se sa kushton, sepse ai nuk është në shitje edhe nëse do të vinte ndonjë ofertë. Nuk po brengosemi për këtë fakt”, siguroi Lotito për Gr Parlamento.
Lazio e udhëhequr nga Hernanes po zhvillon lojëra të mira këtë edicion dhe gjendet në pjesën e epërme të tabelës.