E Shtunë, 31 Tetor 2026

Camacho: Reali, vështirë ta zë Barçën

Legjenda e Real Madridit, Jose Antonio Camacho mendon se do të jetë jashtëzakonisht e vështirë që ekipi madrilen ta zë Barcelonën në La Liga.

Edhe pse Reali është vetëm tri vende prapa Barçës, ekipi i Jose Mourinhos ka ngecur tetë pikë prapa liderit katalunas.

Camacho i ka thënë të përditshmes spanjolle Marca se ‘Los Blancos’ duhet të luten që katalunasit të ndalen në ndonjë përballje për t’ua ofruar atyre mundësinë që ta mbrojnë titullin e kampionit.

“Atletico Madridi nuk është problem i Realit. Problem i tyre është se Barcelona është aty dhe se kjo e fundit ka lojtarë spektakolare. Nuk është e lehtë të shkrihen tetë pikë, që janë tri ndeshje. Është pothuajse e pamundur që Barça të gabojë aq shumë. Është e qartë se Barcelona ka disa probleme, por ata po fitojnë megjithatë”, tha Camacho i cili në të kaluarën ishte edhe selektor i Spanjës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›