E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apel për dashuri në Ditën e Jetimëve

Në Ditën Kombëtare të Jetimëve shqiptarë të ideuar dhe inicuar nga Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë është organizuar një koncert i veçantë për fëmijët jetimë në vendin tonë. Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ftuar special në këtë aktivitet theksoi se për këtë kategori njerëzish duhet që e gjithë shoqëria të ketë një kujdes të veçantë. Ai gjithashtu shtoi se për fëmijët pa prindër duhet bërë akoma më shumë në mënyrë që ata të ndjehen të integruar në shoqëri.

Ndërkohë edhe ambasadori amerikan në Shqipëri , John Withers u shpreh se duhet që jo vetëm në ditë të shënuara , por çdo ditë të kujtojmë dhe të kujdesemi për jetimet.

Në aktivitetin e organizuar nga Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimeve Shqiptarë , për nder të ditës së jetimëve, Presidenti Topi mori nga ky institut titullin "Simbol i vlerave humane", për kontributin dhe mbështetjen ndaj jetimëve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›